Me 15 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi pka nënshkruar Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor të 2017-ës, njofton SHENJA.

Sipas dispozitave ligjore zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor, e diel, viti 2017. Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të dërgohet në organin për zbatimin e zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i RM-së. Apeloj tek të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe gjatë ditës së zgjedhjeve të sillen në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi të kalojë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Xhaferi.
Kryeparlamentari njoftoi gjithashtu se për shkak se fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, Kuvendi në atë periudhë do të punojë por nuk do të mbajë seanca plenare me qëllim që deputetët të kenë mundësi t’i përkushtohen tërësisht fushatës parazgjedhore, dhe në të njejtën kohë të mos kenë mundësi që seancat plenare t’i shndërrojnë në fushatë parazgjedhore. /SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme