Më 2018 ndërpritet përdorimi i kodeve të huaja telefonike në Kosovë

Në qershor të vitit të ardhshëm kodet telefonike +377, +381 dhe +386 do të dalin nga përdorimi dhe në tërësi do të implementohet kodi telefonik +383. Sipas të dhënave të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), aktualisht në Kosovë mund të thirret nga rreth 160 operatorë të telefonisë që operojnë në botë. Kodi +383 Kosovës i është ndarë në dhjetor të vitit 2016, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU).

Sipas ARKEP-it, me qëllim të implementimit sa më të shpejtë të kodit shtetëror 383, ata kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe kanë pasur komunikime dhe takime intensive me operatorët, në mënyrë që, siç thuhet, realizimi të jetë sa më i lehtë dhe që të gjitha sfidat eventuale gjatë këtij procesi të adresohen saktë përmes aplikimit të masave adekuate rregullatore dhe teknike. Ky autoritet ka bërë të ditur edhe aktivitetet e operatorëve të telefonisë në Kosovë për implementimin e kodit 383, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Që nga marsi i vitit 2017 operatorët mobilë dhe fiks kanë hapur rangun 383 për thirrjet kombëtare, brenda rrjetit (on-net) dhe jashtë rrjetit (off-net), pra në mes të operatorëve dhe thirrjet ndërkombëtare”, thuhet në një përgjigje të ARKEP-it dhënë gazetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme