Më 22 gusht shpërndahet Kuvendi, miratohet edhe marrëveshja IPA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se janë dakorduar të gjithë shefat e grupeve parlamentare për datën e shpërndarjes së Kuvendit dhe pastaj të ndiqen të gjitha rregullat kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje.

“U pajtuam që më 22 gusht në orën 10 të shpërbëhet Kuvendi dhe pastaj të ndiqen të gjitha rregullat kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Hoti para mediave, raporton Koha.net.

Ai po ashtu tha se është rënë dakord që para shpërndarjes së Kuvendit të miratohet marrëveshja IPA që Kosovës ia sjellë 100 milionë euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, me këtë rast ka thënë se “tani mandati po i kthehet sovranit, popullit të Kosovës”.

Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se më në fund procesit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme sot iu vu vulë institucionale.

Bilall Sherifi i Nismës ka thënë se arsyeja e caktimit të datës 22 gusht dhe jo më herët ka të bëjë me shqetësimet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian se iu nevojiten më shumë kohë për të përgatitur misionin vëzhgues për ta dërguar në Kosovë për zgjedhje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme