Izraelit Harel me shtetësi turke, është i akuzuar për trafikim organesh në Kosovë, ku edhe ishte arrestuar dhe gjykuar nga një Gjykatë e Eulexit duke u dënuar me tetë vite burgim në vitin 2013
Mirëpo në vitin 2016 Gjykata Supreme në Kosovë e kishte rrëzuar këtë vendim dhe kishte urdhëruar një proces të ri gjyqësor ndaj tij, transmeton lajmi.net.
Moshe Harel u arrestua në Qipro më 5 janar dhe që nga ajo datë është duke pritur fillimin e procesit të ekstradimit të tij.
Problemi qëndron në atë se edhe Rusia edhe Kosova kanë kërkuar që personi në fjalë të ekstradohet nga Qipro për njërën nga këto dy vende, ndërsa shteti Qipriot nuk e njeh asnjërën nga këto dhe nuk ka raporte diplomatike me Kosovën, mirëpo as me Rusinë.
Kërkesën e mbrojtjes së Moshe Harel, për lirimin nga paraburgimi deri në fillimin e procesit të ekstradimit, i cili nis më 5 shkurt, e ka cilësuar si të pabazë dhe të rrezikshme Gjykata në Qipro.
“Duke parë seriozitetin e krimit, mendoj se ekziston rreziku i cartë se Moshe Harel mund të ju ikë organeve të drejtësisë para fillimit të procesit të ekstradimit” deklaroi Gjyqtari Michalis Charalambous.
Ndjekja refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Moshe Harel ngase është evidentuar se i akuzuari nuk ka ndonjë lidhje apo arsye qëndrimi në shtetin Qipriot, dhe ai mund të ikë nga shteti.
Harel, i përket rrjetit të trafikuesve të organeve të udhëhequr nga doktori turk, Yusuf Sonmez, të cilit i është dhënë epiteti “Frankenshtajni Turk”. /Lajmi.net/