“Me Berishën në terren jemi më të fortë se dje”-Klevis Balliu për lirimin e kreut të PD: Kemi entuziazëm të madh për zgjidhjen e kësaj padrejtësie!

Koordinatori Politik i PD-së, Klevis Balliu, komentoi sot lirimin e kreu të Partisë Demokratike Sali Berisha nga arresti shtëpiak.


I ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24, Balliu tha se demokratët sot kanë gëzim të madh për lirimin e Berishës, sepse sipas tij me Berishën në terren, demokratët do të jenë më të fortë se dje.

“Kemi entuziazëm të madh se e dimë se sot me Berishën në terren jemi më të fortë se dje. Arsyeja e dytë e entuziazmit ishte sepse arresti në shtëpi i Berishës ishte padrejtësi e madhe, absurditet. Këta kanë 100 vite që duan që ai të iki, por ai nuk ikën. Zgjedhja e një padrejtësie na gëzon të gjithëve”, tha Balliu.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) dha ditën e sotme (27 Nëntor) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme