Me birra e raki, Sami Lushtaku iu bën konak Thaçit, Majkos, Gashit dhe Lladrovcit

Në mal, në një ambient të hapur, në sofër shqiptare e me plot birra, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbledhur ‘miqtë’ e tij.

Sami Lushtaku, Dardan Gashi, Pandeli Majko janë vetëm disa nga personat që po i bëjnë shoqëri presidentit, në kohën kur ky i fundit ka shpeshtuar paraqitjet publike, dhe zërat për një kompromis me shtetin serb.

Fotot i ka publikuar Sami Lushtaku, i cili ka thënë se takimi është për qef, dhe pa ndonjë arsye të veçantë shkruan GazetaBlic.

Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL” ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme