Me borën e izolimin po kanë problem edhe shqiptarët në Maqedoni

Edhe 5 ditë pas reshjeve të fundit të borës, edhe më tej ka vendbanime të izoluara në fshatrat e Malësisë së Shkupit.

Alsat ka provuar të shkonte në fshatin Majancë të Shkupit, por e ka pasur të pamundur. Banorët thonë se janë të revoltuar ndaj institucioneve kompetente, pasi deri më tani askush nuk ka ardhur t’i vizitojë e as t’ua pastrojë rrugën.

Vetëm një pjesë e vogël e rrugës për në Majancë është pastruar nga bora, ndërsa pjesa tjetër apo vendet më kritike janë të mbuluara me shtresë të trashë të akullit dhe vozitja drejt këtij fshati është e rrezikshme. Banorët të cilët e kanë patjetër të largohen nga Majanca, ecin në këmbë disa kilometra që të arrijnë deri në Haraçinë.

Përveç këtij fshati ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë kërkuar edhe nga fshati Gurgurnicë i Tetovës, nga Tanusha, disa fshatra nga Lazaropolja, ndërsa ndërhyrje ka pasur në Likovë dhe Goshincë të Kumanovës, më saktë në pjesën kufitare me Kosovën. Për shkak të kompetencave të pakufizuara se kush duhet të pastrojë borën, fshatrat Brezë, Malinë dhe Tanushë edhe më tej mbeten të bllokuar.

Ekrem Zendeli, zv. drejtor i DMSH-së apeloi që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos udhëtojnë pa nevojë, sidomos nëpër pjesët malore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme