Me ceremoni zyrtare fillon seanca e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ka filluar ceremonia e pritjes zyrtare të Qeverisë së Kosovës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku sot të dy qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, janë pritur nga Zoran Zaevi dhe kabineti i tij qeveritar.

Siç njoftuan dje nga Qeveria e RMV-së, në këtë seancë pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Pas përfundimit të seancës, kryeministrat Zoran Zaev dhe Albin Kurti do të mbajnë konferencë për shtyp me fillim prej orës 13:30.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme