Me cilin prefiks thirret Kosova

Në Prishtinë pohohet se prefiksi +381 është ndërprerë për Kosovën, ndërsa në Beograd thuhet se kjo është rrenë. Mediumi serb N1 thotë ta ketë verifikuar se në ç’mënyrë është e mundur të merren në telefon njerëzit në Kosovë dhe sipas këtij mediumi, se a bëhet numri +381 ose +383, varet kë dhe nga kush thërrisni.
Derisa pritet përgjigja në pyetjen nëse dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës do të vazhdojë në Bruksel, pyetja shtrohet se si do të zbatohen në praktikë gjërat për të cilat ka marrëveshje, transmeton Koha.net.

Në fund të vitit 2016 është arritur marrëveshja për telekomunikacionin kur ishte thënë se Kosova në vend të +381, do të marrë prefiksin +383 dhe se thirrjet nga Beogradi si dhe ato nga Serbia do të trajtoheshin si thirrje ndërurbane e jo ndërkombëtare.
Për qytetarët e Kosovës është formuar aplikacioni i posaçëm i cili kontaktet nga +377, +386 dhe +381 automatikisht i konverton në +383.

Megjithëkëtë, siç shkruan N1, kur bëhet fjalë për telefoninë mobile, në Leposaviq, për shembull, +381 edhe më tej punon, derisa në territorin e Prishtinës njoftohet se duhet bërë numrin +383.

Nenad Radosavljeviq, pronar i TV Mir nga Leposaviqi thotë se ndryshimi i prefiksit është proces që po vazhdon porse tash për tash vetëm disa operatorë kalojnë +383.
“Aktualisht ende mundeni që nga telefoni mobil 064 të thirret, për shembull Prishtina, numri fiks 038 pa kurrfarë problemi. Lajmërimet vijnë për shfrytëzuesit e rrjetit +377 dhe +386 që ata ngadalë po kalojnë në +383 dhe ky, tash për tash, është ndryshimi i vetëm,” ka sqaruar Radosavleviq.

Për Dushan Janjiqin, nga Forumi për marrëdhënie etnike, i gjithë tregimi për numrin thirrës (prefiksin) është një lojë e pistë politike për të cilën fajtore janë të dy palët.
Në këtë lojë janë dy lloje interesash: politikë e financiarë e në të humbësit më të mëdhenj janë qytetarët, thotë ai.

“Po ndodh plaçkitja e qytetarëve, sepse me pagesën e roamingut, shumica e rrjeteve në Kosovë kanë kaluar në +383 dhe këta të tanët që thërrasin me +381 paguajnë roaming. Kjo është një pafytyrësi e madhe e autoriteteve telekomunikative dhe pas tyre qëndron lobi. Provoni që me +383 të thërrisni nga Beogradi, nuk do të mundeni, provoni nga Lubjana dhe, do ta merrni Kosovën. Pra, keqtrajtohet opinioni i Serbisë”, pohon Janjiq.

Ai shton se ajo që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit duhet të përmbushet. E prefiksi +383 i është ndarë pikërisht Kosovës pasi në vitin 2016 Beogradi e Prishtina arritën marrëveshjen për telekomunikacion. Atëbotë të dy palët marrëveshjen e paraqiten si fitore të veten.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme