Me golin e Vedat Muriqit, Mallorca mposht Atletico Madridin

Mallorca ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e javës së 14-të në La Liga.

Goli i fitorës u shënua nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi në minutën e 16-të.

”Pirati” u gjend mjaft mir në zonën e rrezikshme duke e mposhtur portierin Oblak, pas asitimit të Jaume Costa.

Ky ishte goli i tetë i Vedat Muriqit këtë edicion për Mallorcan, ndërsa gjendet në vendin e dytë të golashenuesve më të mira në La Liga.

Vetëm Robert Lewandowski (13), ka më shumë gola se Muriqi këtë sezon.

Me këtë fitore Mallorca renditet në vendin e 10-të me 19 pikë, ndërsa Atletico Madrid ka 24 pikë dhe ndodhet në pozitën e 6-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme