“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur”/ Vrau nuse e vjehrrë në Devoll, zbardhet dëshmia e autorit (EMRAT)

Është zbardhur dëshmia përpara gjykatës e autorit të ngjarjes së rëndë në Devoll, i cili ditën e shtunë ekzekutoi në banesën e tyre dy bashkëfshataret Fatmira Bami dhe Bukurie Bami (nuse e vjehërr).


Zili deklaroi përpara gjykatës se ditën e ngjarjes kishte shkuar në banesën e viktimave për t’i marrë lekët që ato i kishin borxh për blerjen e druve dhe në momentin që ato nuk ia kanë dhenë ai ndërmori aktin e rëndë.

Ai shtoi gjithashtu se në momentet që kreu krimin ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk mban mend asgjë.

“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur, vajta t’i kërkoja lekët, por ato më thanë që s’ti jap.S’mbaj mend se kisha pirë alkool”, tha Zili.

Gjykata e Korçës pasi dëgjoi dëshminë e të akuzuarit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, nuse dhe vjehërr, u gjetën të vrara në banesën e tyre në fshatin Progër të Devollit. Gratë 60 dhe 80-vjeçare ishin goditur dhe dhunuar për vdekje nga bashkëfshatari i tyre 36-vjeçar, Ali Zili.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga banorët e fshatit dy ditë pas krimit makabër në banesën e grave.

Një nga fqinjët e grave kishte shkuar te banesa e tyre për t’iu çuar disa kokrra mollë, kur ka parë në oborr një skenë të dyshimtë, një celular dhe proteza dhëmbësh, por edhe një njollë gjaku, e më tej nga dera e hapur e korridorit dukej trupi i shtrirë në tokë i 80-vjeçares.

Ajo lajmëroi një fqinj tjetër e më pas thirrën kryeplakun për të njoftuar Policinë. Blutë e Korçës u përballën me një skenë të frikshme: dy gra të vrara barbarisht me mjete të forta dhe të goditura me grushte deri në vdekje.

Ali Zili, autori i këtij krimi, u arrestua pak orë pas zbulimit të skenës së krimit.

Motivi i vrasjes, sipas tij, kishte të bënte me një borxh të viktimave për drutë e zjarrit, por kjo hidhet poshtë nga i vëllai dhe nga Policia po ashtu.

Pas disa orësh marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se kishte qëllim grabitjen e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme