Me kokainë dhe armë në mes të Tiranës, 24-vjeçari kapet mat nga policia

Endej nëpër rrugët e Tiranës me kokainë dhe armë por një 24-vjeçar duket se nuk e ka parashikuar atë që e priste. Shtetasi E.K është arrestuar pranë Medresesë në kryeqytet, ku pas kontrollit në mjetin e tij iu gjetën 2 doza kokainë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në banesë i është gjetur një sasi fishekësh dhe 3 predha fishekësh luftarakë dhe 5 fishekë luftarakë. Mësohet se në momentin e ndalimit në rrugën e “Dibrës”, 24-vjeçari po lëvizte me një mjet tip “Honda”.
Njoftimi i policisë:

“Më datë 06.01.2018, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K. vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, gjatë kontrollit të mjetit tip “Honda” Iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, ju gjetën e bllokuan 5 fishekë luftarak model 56 dhe 3 predha fishekësh luftarak model 56. Nenet 283/1 e 278 të Kodit Penal./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme