Me lojëra të fatit, Qeveria synon ta ulë papunësinë

Qeveria e ka gjetur formulën se si ta shembë papunësinë dhe shumë të këqija të tjera, me të cilat përballet vendi. Zgjidhjen e sheh te lojërat e fatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një koncept-dokument që e ka miratuar javën e shkuar, ekzekutivi e ka vajtuar këtë industri që varfëron qytetarët. Aty ka folur për shumë barriera që i janë vënë asaj dhe ka dhënë zotimin se të gjitha do t’i evitojë, nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore.

Parashikimi i bërë thotë se, me këtë, jo veç se do të përfitojnë bizneset e lojërave të fatit, por vendi do ta rrisë mirëqenien e qytetarëve e do të krijojë shumë vende të reja pune, sikurse edhe do të godasë shumë dukuri negative, përfshirë kriminalitetin e vetëvrasjet.

Prandaj, Qeveria do që të bëjë shumë ndryshime në ligjin në fuqi që rregullon këtë fushë, e me të cilat synon ta ndryshojë edhe perceptimin e publikut për këto biznese.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme