U përcollën për në banesën e tyre të fundit, pesë anëtarët e familjes Zulbeari nga Tetova, të cilët dje në mënyrë tragjike humbën jetën e tyre.
Katër fëmijët, nga mosha 6 deri 14, si dhe nëna e tyre, e moshës 39-vjeçare, humbën jetën nga zjarri i shkaktuar në shtëpinë e tyre, gjatë ditës së djeshme.
Lotët dhe dhimbja ishin evidente për familjarët e tyre por edhe për të gjithë banorët e tjerë.
Lutjet e popullatës janë që kjo tragjedi të mos përsëritet asnjëherë dhe që mëshira e Zotit të jetë mbi babin e fëmijëve.