Më me rëndësi kur del Iphone 9 se sa protestimi ndaj padrejtësive!

Autor: Xhevdet Pozhari

E diele, pasdreke. Sheshi i Prishtinës thuajse i zbrazët. As përgjimet, e as mundësia e humbjes territoriale nuk i shqetëson më kosovarët. Prej moti thuajse u pajtuam me logjikën se “teshat na i prejne të tjerët”. Një shesh që në një shtet normal do të duhej të ishte i mbushur me protestues që do ta ngrisnin zërin për padrejtësitë që u janë bëre kur kanë aplikuar për një vend pune, me ata të cilët mezi presin ta braktisin Kosovën, nga ata që janë lodhur me premtime dhe si kundërvlerë marrin zhgënjimin, mbetet i zbrazët. Kemi punuar shumë gjatë tërë vitit, kemi nevojë të pushojmë! Dhe më pas të kujtohemi se cilit “shef” t’i lajmerohemi për një vend pune. Sheshi vazhdon të mbetet i zbrazët në një shtet kur shumëçka është zhvendosur, ka kapërcyer kufijtë e normales dhe njerëzit vazhdojnë të jetojnë thuajse janë pajtuar me të keqen. Dikur kishte më shumë shpresë, më shumë guxim… Sot, secili ka ra në hallin e vet. Kosova?! Ka kush ia pren teshat… Kur po dilke Iphone 9?!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme