
Të premten, në ditën e lutjeve, pak ditë para festës së madhe të Bajramit, me mijëra besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut iu janë bashkuar ngushëllimit të kreut të BFI-së, për viktimat e tragjedisë së Koçanit. Mbi 1400 punonjës të BFI-së në mbi 700 xhami dhe mijëra besimtarë kanë shprehur solidarizim me familjet e viktimave.
Shaqir Fetai, Kryetar i BFI-së, në një intervistë për Programin 200 (që transmetohet sot në ora 21:40) tha se ai kishte marrë pjesë edhe në varrimin e viktimave të tragjedisë bashkë me kreun e Kishës Ortodokse, sepse siç tha “ishte e rëndësishme që të tregohet se të gjithë jemi bashkë” edhe në ditë të vështirë. Kreu i BFI-së në intervistë, gjithashtu flet edhe për rëndësinë e festes së Fitër Bajramit, që sipas tij është festë jo vetëm për besimtarët mysliman por edhe gjithë të tjerëve, sepse në thelb ka afrimin mes njerëzve.