“Më mirë është për Serbinë ta zgjidhë rastin Bytyqi sesa të përzihet në zgjedhjet e SHBA-së”

“Për imazhin më të mirë të Serbisë në Uashington shumë më tepër kishte ndihmuar zgjidhja e rasteve të vëllezërve Bytyçi dhe djegies së ambasadës së SHBA-së në Beograd, sesa t’u imponohet amerikanëve me prejardhje serbe të votojnë për presidentin e tyre sipas dëshirës së pushtetit të Serbisë”. thotë analisti serb Millan Mishiq.

A po del Beogradi zyrtar në përkrahje të njërës anë para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Amerikë? Paralajmërimi i ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq se do t’i organizojë serbët në SHBA të votojnë për Donald Trump mund të interpretohet kështu. E në këtë rast shtrohet pyetja – a do të përmirësohen apo të përkeqësohen marrëdhëniet e Beogradit me Uashingtonin.

Duhet përkujtuar, as para zgjedhjeve të kaluara në SHBA, Beogradi zyrtar nuk ishte aq i paanshëm.

Atëbotë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati thënë: “E çfarë do të bëjmë nëse fiton Hillary Clinton?”

Tani shefi i diplomacisë serbe po paralajmëron se do t’i organizojë serbët e SHBA-së të votojnë për Donald Trumpin, dhe kështu të “përmirësojë” pozicionin e Serbisë në administratën e Uashingtonit.

Menjëherë arriti përgjigjja nga SHBA-ja. Ish-zyrtari i lartë i Uashingtonit Michael Carpenter ka porositur se ministri i jashtëm i Serbisë po planifikon të përzihet në politikën e brendshme të SHBA-ja dhe konsideron se Daçiq është duke bërë një gabim të madh sepse zgjidhja e problemit me Kosovën e me këtë edhe përkrahja për Serbinë në rrugën e saj evropiane është çështja për të cilën janë në pajtim të plotë dyja partitë në SHBA.

Mirëpo, shefi i diplomacisë serbe i përgjigjet në mënyrën e tij “diplomatike”.

“E kur shqiptarët votojnë për Clintonët dhe Engelin? Në njësinë zgjedhore të Engelit shqiptarët gjithmonë i sjellin atij fitore”, ka thënë Ivica Daçiq.

Përzierje në çështje të brendshme të SHBA nuk është rrugë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve, thonë analistët politikë serbë, përcjell Insajderi.

“Është shumë naive të besohet se një administratë është më e mirë se tjetra. T’iu bësh serbëve të cilët janë shtetas amerikanë, të cilët i kanë bindjet e tyre politike dhe interesat e tyre të votojnë për njërin nga dy opsionet, mendoj se është nënçmim i serbëve amerikan. Duhet pasur parasysh ndjeshmërinë shumë të madhe amerikane për përzierje në procesin zgjedhor pas eksperiencës shumë të pakëndshme me përzierjen ruse në vitin 2016”, konsideron komentuesi serb i Politikës së Jashtme, Milan Mishiq.

Ai shton se për imazhin më të mirë të Serbisë në Uashington shumë më tepër kishte ndihmuar zgjidhja e rasteve të vëllezërve Bytyçi dhe djegies së Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme