Më mirë me opozitën se sa me partin vazale shqiptare në pushtet

Sakte.net   / 03 Shtator 2016  –  17:40

Shkruan : Selim Iljazi

Shqiptarët e Maqedonisë e përfunduan mendimin për zgjedhje parlamentare. U dakorduan katër liderët partiak që 11 Dhjetori 2016, të mbahen zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Së shpejti do të verifikohet edhe përbërja e qeveris teknike në krye me një kryeministër të përkatësis etnike maqedonase, njësoj si është dhe kryetari i shtetit. Sepse në Maqedonin shumetnike për shqiptarët janë parashikua pozita më të ulta shtetërore: ata të zëvendëskryeministrit dhe të ministrive më të parëndësishëm, pozita që mund t’u jepet atyre ua tregon bravën e derës së shtëpis, por nuk guxon t’ua japish çelësin që e hap atë. Të marrësh dhe ta analizosh shoqërin shqiptare, dotë thotë të të marrë malli të shkruash diçka pozitive. Maqedonia është shëndrua në shtet policor, është bërë shtet monstër, ku mund të të gëlltit terri, ku jeta e njeriut është bërë më e lirë se qindra fletëvotime të hedhura në kutinë e votimit… etj. Shqiptarët e Maqedonis kanë arritur shkallën për të cilën thuhet se zemra e njeriut bëhet gur, e kjo shkallë arrihet kur je viktimë shumëvjeçare, kur jeton shumë kohë në frikë. Kur jeton në një shtet ku të gjithë qeveritarët shqiptarë nuk kanë ndikim në qarqet e vendimmarrjes shtetërore aq sa ka sekretarica e kryeministrit. Sipas normave në këtë shtet është e lejuar gjithçka që mund të sjellë dëme për shqiptarët. Mirëpo, dobi për partin vazale shqiptare, për disa individ, për një grup të vogël, të mbledhur rreth pushtetit aktual. Partia shqiptare në pushtet, u shëndrua në parti vazale, një pjesë e madhe e drejtuesve të politikës shqiptare, kanë rënë në grackën e korrupsionit dhe janë të kushtëzuar, ndërsa një pjesë tjetër që gjithashtu se kanë shqetësim “interesin kombëtar”, janë kënaqur dhe vazhdojn të kënaqen me privilegjet e ligjshme që të jep pushteti. Partia vazale shqiptare në Maqedoni mbeti peng e “rrugaçërisë” së veprimtarive të tyre partiake. Nuk është e tepërt të thuhet si Maqedonia edhe partit shqiptare nuk arritën të profilizohen në subjekte me koncepte të qarta politike. Për shqiptarët e Maqedonis do të fillojnë ndryshimet atëherë kur do ta kuptojnë se ka ardhur koha kur duhet t’i ndrishojnë partit e veta, kur të gjithë pakënaqësit e veta duhet ti zbrazin përpara selive të partive të tyre, e jo përpara qeverisë së Gruevskit apo Zaevit. Koha është për opozitën shqiptare, që bashkarishtë në një tryez të rumbullakët, të vendosin për fatin e shqiptarëve dhe kundër kësaj të keqe në Maqedoni, e kanë për detyrë të gjejnë rrugën dhe mekanizmat për ta detyruar palën maqedone që sa më parë të realizohen ndryshimet në kushtetutën e vendit që do t’i bënin shqiptarët dhe maqedonët të barabartë. Prandaj opozita duhet të shohë nga afër tani situatën aktuale në Maqedoni. Ky është një shans që nuk duhet humbur. Madje, unë do ta quaja një moment i madh për shqiptarët, sepse mbështetja e opozitës, nuk do të thotë vetëm mbështetje e opozitës por dhe largimi nga politika e partis vazale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme