“Më mori fëmijën!”- Babai i 2-vjeçarit flet pas sulmit vdekjeprurës nga qeni pitbull: Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë!

Kronikë

Një ngjarje e rëndë trondit sot zonën e Zakinthosit në Greqi, ku një djal shqiptar 2-vjeçar vdiq pas një sulmi nga qeni i familjes, i racës pitbull.


Babai shqiptar i vogëlushit ka folur për mediat greke dhe ka zbuluar se si ndodhi ngjarja tragjike.

“Më thirri vajza ime e vogël dhe unë vrapova menjëherë, kjo është gjithçka që mbaj mend. Djali im iku,” tha i tronditur babai i vogëlushit për televizionin Alpha.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, çifti, që ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte larguar për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël humbi vëmendjen e prindërve dhe iu afrua pemës ku ishte lidhur pitbulli, i cili e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte i pastrehë, e kishin hedhur dhe e mora unë sepse fshati thoshte se do të hante kafshët. E mora për t’i dhënë një vend ku të qëndronte, dhe ky më mori djalin tim. Djali më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” shtoi babai i të voglit.

Prindërit e fëmijës e transportuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthosit, ku mjekët bënë gjithçka për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

Babai i fëmijës është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme