Java e fundit nuk ishte tipike pranverore, pasi në shumicën e ditëve mbretëroi shiu e vranësirat, duke krijuar edhe erëra gjatë ditës.
Mirëpo që nga nesër moti do të ndryshojë, pasi do të kthehet dielli që do të sjell temperatura të larta, shkruan gazetametro.net.
Sot, ndërkohë, moti do të jetë kryesisht më vranësira dhe diell të kohëpaskohshëm. Paradite do të ketë mundësi për shi, ndërkaq në mbrëmje vranësirat do të shpërndahen.
Nesër ndërkaq do të bien temperaturat për një gradë, por dielli do të shfaqet më shumë. Dita do të jetë kryesisht me diell, por do të ketë edhe vranësira kalimtare.
Fundjava do të jetë e ngrohtë dhe temperaturat do të rriten në vazhdimësi. Të shtunën temperaturat maksimale do të prekin 21 gradë, ndërkaq të dielën ato do të shkojnë deri në 23 gradë Celsius./gazetametro.net