Me pretendimin se djali i saj i kishte borxh, i vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, vihet në prangat e policisë 27-vjeçari

Policia e Roskovecit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Edusjon Zyka është arrestuar pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj të fundit i kishte borxh një shumë parash.


Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Njoftimi i policië Roskovec

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, identifikohet, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier.

27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme