Me procedurë të shkurtuar dhe njëzëri – Deputetët sot do të vendosin që ta shpallin hapësirën përreth Kuvendit si zonë e sigurt

Me propozim të kryetarit të Kuvendit, të gjitha subjektet politike në Kuvend u bënë bashkë që të miratojnë propozim ligj për shpalljen e hapësirës përreth Kuvendit si zonë e sigurt.

Hapësira përfshinë gjithsej 15 mijë metra katrorë, ndërsa me ligj do të ndalohet çdo lloj ndërtimi, çdo lloj proteste apo manifestimi.

Në të ardhmen ndalohet edhe shitja e tokës afër shtëpisë së ARM-së ku ishte paraparë të ndërtohet garazh në kate.

Zona e sigurisë parasheh edhe lartësi prej 100 metrave ku do të jetë e ndaluar xhirimi me dronë. Propozim ligji është vendosur për sot në rend dite dhe atë me procedurë të shkurtuar./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme