Institucionet arsimore publike në Kosovës kanë hyrë në javën e dytë të grevës, për arsye se Projektligji i pagave i ka graduar në shkallën më të ulët, sesa kërkojnë mësimdhënësit.
Sipas Projektligjit për pagat, paga më e ulët është ajo e mësimdhënësit në institucionet parashkollore, që e ka koeficientin 1.9, që i bie 454 euro.
Ndërkaq paga më e lartë është e profesorit të rregullt universitar, me 1,481 euro. E profesorit të asocuar 1,242 euro. Profesorit asistent është 1,195 euro. E ligjëruesit universitar me koeficient 4.5, 1 mijë e 75 euro. E mësimdhënësit në shkollat e mesme 549 euro, e mësimdhënësit në shkollën fillore 478 euro. Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore 597 euro, ndërsa i zëvendës drejtorit 549 euro.
Koeficienti më i lartë i mësimdhënësve në shkolla është 2.3, apo paga e mësimdhënësit në shkollën e mesme, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Si do të jenë pagat e mësimdhënësve me Projektligjin aktual të propozuar nga Qeveria
Mirëpo mësimdhënësit nuk po pajtohen me këta koeficient dhe me këto paga. Ata kërkojnë 30% të ngritjes së koeficientit. Që i bie se profesori i rregullt në universitet me koeficient 7.2 të marrë pagë 1 mijë e 720 euro, ai i asocuar me koeficient 6.2 pagë 1, 481 euro, ndërsa profesor asistentët me koeficient 6, pagë 1, 434.
Mësimdhënësit në shkolla të mesme, drejtori e zëvendës drejtori i bie të kenë pagë 788 euro me koeficientin 3.3, ndërsa mësimdhënësit në shkollën fillore 621 euro pagë, si dhe ata në institucionet parashkollore 693 euro.
Si do të ishin pagat e mësimdhënësve, nëse plotësohet kërkesa e SBASHK-ut, për ngritje të koeficientit me 30%