Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndjehet i lumtur pse ka marrë iniciativë për t’i ftuar fansat në shtëpinë e tij në Hajvali të Prishtinës.
Ka treguar se këtë ide e kishte menduar para një viti kur disa fansa të tij i kishin bërë kërkesë për vizitë në shtëpinë e tij.
Pacolli ka treguar se ka angazhuar 300 pjesëtarë të sigurimit derisa ka thënë se deri më tash në oborrin e shtëpisë së tij kanë mbërritur më shumë se 20 mijë qytetarë.
E nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë në ditëlindjen e Pacollit mund të thuhet se morrën pjesë më shumë qytetarë sesa në protestat e opozitës të organizuara kundër demarkacionit./Sakte.net