“Më vjen keq për punonjësit që u arrestuan”/ Vrasja e Arben Lleshit, flet babai i Sokol Mjacajt: Nuk më bëhet më as me fjet gjumë, nuk dua ta shoh më  

5 ditë pasi djali i tij vrau në qelinë e burgut të Peqinit Arben Lleshin, ka reaguar babai i Sokol Mjacajt.


Fran Mjacaj në një intervistë për Klan News, është treguar i ashpër me djalin e tij dhe tha që nuk do ta shohë më me sy. 77-vjeçari theksoi se nuk ka pasur marrëdhënie që kur kreu krimin monstruoz, vrasjen e dy turistëve çekë.

“Unë e kam taku vetëm kur ishte në kampin (burgun) e Shënkollit, as kur ishte në Krujë nuk kam shku se nuk kam pas mundësi se jam i sëmurë. I vëllai e ka takuar dhe e ka ndihmuar boll. Pas kësaj ngjarje, nuk më bahet as me fjet, as me u zgju, as me pa Sokolin dhe as me pa askënd. Jam prish në zemër, mosha bën të veten, jam degraduar komplet.”

I moshuari deklaron se ai dhe as djali tjetër nuk kanë pasur asnjëherë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm në burg.

“Çfarë duhet me ba unë, çfarë detyrimesh kam. Për ngjarjen jena mërzit shumë shumë, jena ba me vra vedin, asht punë e panevojshme për mendimin tem, asht shumë e rëndë. Nuk asht dakord askush, nuk e dimë pse, për çfarë motivesh, për çfarë nuk di ça me thanë ato punë i dinë vetë, se ça kanë brenda për brenda e dinë vetë. Ne si familje, unë bashkë me djalë nuk kemi dit se ku është, e a ka patur sherr me njeri, për kështu punësh absolutisht në botë. Për Sokolin unë nuk e di se nga ka dalë mendsh vetëm at punë s’ka pas pse e ban, dhe si mund të jetë fut aty brenda e dinë ata. Ne nuk e mendonim kurrë se Sokoli ban ashtu punësh.”

Gjithashtu ai shpreh keqardhje edhe për punonjësit e burgjeve që u shkarkuan nga detyra dhe u arrestuan nga krimi që djali i tij bëri brenda institucionit të viuajtjes së dënimit.

“Më ka ardh keq për njerëzit e shtetit, më vjen keq se asht marrë dikush në qafë, nuk e kanë me borxh për poshtërsirat që mund të bajnë të dënuarit. Më vjen shumë keq për personelin e atyne që kanë shërbyer në kamp si ushtarak, me u ndodh fatkeqësi  se me kanë thanë se janë shkarku disa njerëz në kampin e Peqinit”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme