Një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar Mehdin Përgjeqaj i njohur si Meda është bërë sot baba për herë të katërt.
Meda dhe bashkëshortja e tij Luljta kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Çifti janë bekuar me një djalë, ndërsa ata kanë edhe tre fëmijë të tjerë , dy djem dhe një vajzë.
‘Mirëseerdhe engjëlli i babit’ ka shkruar këngëtari në një foto të cilën e ka postuar pak më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku më të birin e sapolindur./Syri.net