U bë disa ditë, që pas shpërthimit të skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, që mediat amerikane i mëshojnë me forcë një skenari. Sipas tyre, kryeministri shqiptar, Edi Rama është i lidhur me kartelin meksikan, Sinaloa.
Gazetari i njohur, Dan Bongino, e ka përmendur dy herë diçka të tillë.
Bongino i denoncon lidhjet e Ramës me Sinaloan edhe në një tjetër program.
“Tani le t’i lidhim të gjitha bashkë? Çfarë kërkon grupi i George Soros? A duan të ndërhyjnë në zgjedhje dhe duan kufij të hapur. Epo, karteli Sinaloa, kartelet e drogës i duan kufijtë e hapur. Oooo, po shiko, Euronews shqiptar. “Karteli i Sinaloas, aleat me mafian shqiptare, mediat meksikane zbulojnë listën me emra”. Duket sikur Soros, Hunter, Biden, OJQ-të, Joe Biden, të gjithë ata duket se kanë interesa të ngjashme. Duket si një kabalë e madhe dhe e trashë, apo jo?” tha Bongino.
Për SHBA, karteli i Sinaloas është një shqetësim i jashtëzakonshëm për shkak të pranisë së tij në qytetet më të mëdha amerikane.
Inteligjenca amerikane vlerëson se Sinaloa është organizata më e fuqishme e drogës në botë, madje edhe më e fuqishme se karteli famëkeq i Medelinit në kulmin e tij.
DEA amerikanë thotë se ky është karteli më i fuqishëm i drogës në histori.
Kujtojmë se para pak ditësh, Meksika për pak përfundoi në luftë civile pas arrestimit të djalit të ish-drejtuesit të këtij karteli, El Chapo Guzman.
© SYRI.net