Punët për formimin e Asociacionit ë Komunave Serbe (AKS) kanë filluar dhe deri në fund të muajit duhet të emërohen grupet që do të shkruajnë statutin e AKS-së, kanë thënë përfaqësues të qarqeve diplomatike në Beograd, transmeton Koha.net.
Sipas bashkëbiseduesve të gazetës serbe “danas” , pritet që kryetari serb Aleksandar Vuçiq dhe ai kosovar Hashim Thaçi të takohen në janar në rundin e ri për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë dhe me këtë rast ata do të publikojnë se është arritur përparim në pjesën e Marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me AKS-në.
“Pasi të përgatitet statusi i AKS-së, pason procedimi i miratimit në parlamente e duhet pritur edhe tregtinë politike të Beogradit e Prishtinës, që do të thotë se autoritete kosovare nga Serbia do të kërkojnë përkrahje për formimin e Ushtrisë. Është reale që aktivitetet kryesore për formimin e AKS-së të përfundojnë deri në fund të vjeshtës 2018, në mënyrë që AKS të futet në buxhetin e vitit 2019. Në të vërtetë, AKS, në praktikë do të jetësohet në pranverën e vitit 2019, që përputhet me afatin e nënshkrimit detyrues ndërmjet Serbisë e Kosovës e deri më atëherë do të formohet edhe ushtria e Kosovës”, citon kjo gazetë të kenë thënë diplomatë.
© KOHA.