Media gjermane: Ivanov flijon stabilitetin për të mbrojtur Gruevskin

Shteti i bllokuar i Maqedonisë prej disa vitesh kalon në krizë të thellë politike, ndërsa së fundi është alarmuar edhe BE, shkruan “ARD Studio” e Austrisë.

Çdo mbrëmje mijëra persona marshojnë rrugëve të Shkupit dhe qyteteve tjera. Ata janë mbështetës të ish kryeministrit Nikola Gruevski, i cili fitoi ngushtë zgjedhjet e 11 dhjetorit por nuk arriti të krijojë qeverinë.

Udhëheqësi opozitar Zoran Zaev ka fituar 67 nënshkrime nga 61 të nevojshme, megjithatë nuk është mandatuar nga presidenti Gjorgje Ivanov, i cili mbështetet edhe nga protestuesit. “Presidenti ka respektuar ligjet dhe Kushtetutën, por edhe kërkesat tona. Ai është fitorja e parë pas protestave. Suksese tjera do na prijnë,” thanë protestuesit, përcjell botasot.info.

Protestuesit kanë frikë se shqiptarët po marrin më shumë të drejta nga çka u takojnë, pasi njëra nga kërkesat e tyre është zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe Platforma e tyre është përpiluar në Tiranë. Bujar Osmani nga BDI e ka kritikuar vendimin e presidentit: “Kjo sjellje e presidentit rrezikon përkeqësimin e marrëdhënieve ndër-etnike dhe se Platforma nuk është përpiluar në Tiranë por nga partitë politike shqiptare në Maqedoni.”

Shefja e politikës së jashtme europiane Frederica Mogherini kërkoi nga partitë politike, veçanërisht nga liderët e partive qeveritare që të ruhen nga retorika nacionaliste dhe që krizën politike të mos e thellojnë në krizë institucionale.

Gjithë kjo krizë duhet të jetë si mbështje që i jep presidenti Gjorgje Ivanov shefit të OBRM, Nikola Gruevski, që sipas gjitha gjasava ka shpërdorur detyrën zyrtare dhe korrupcion. Ai kërkon sa më parë të mbyllë punën e Prokurorisë Speciale/BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme