Media izraelite kundër Merkel: Preferon pacifizmin përpara mbrojtjes së sirianëve nga armët kimike

Të mbrosh civilët përmes ndërhyrjeve ushtarake gjithashtu mbron vlerat universale, diçka që  Joachim Gauck e kuptoi ku ishte president i Gjermanisë

Ofer Aderet/Haaretz

Angela Merkel, liderja e botës demokratike nuk mendon se të vrasësh fëmijë me armë kimike është arsye e mjaftueshme për të sulmuar Sirinë. “Gjermania nuk do të marrë pjesë në aksionin ushtarak”, ka thënë të enjten kancelarja. “Por ne do të mbështesim dhe të shohim se çdo përpjekje është bërë për të treguar se ky përdorim i armëve kimike është i papranueshëm”.
Por çfarë mund të përfshijë “kjo përpjekje”? Dhe ç’do të thotë “e papranueshme”? Mesa duket jo më shumë se retorikë boshe.

Merkel, që në vitet e fundit e ka portretizuar veten si një model i lidershipit të qëndrueshëm, pragmatike, me gjykim të shëndoshë dhe të përgjegjshëm ( në një det liderësh të trazuar, të paqëndrueshëm dhe ekstremistë), ende i qëndron vlerave të dala kohe të pacifizmit në këtë çështje. Ka vlera që Gjermania i adoptoi pas humbjes së saj në Luftën e Dytë Botërore, por nuk janë më të përshtatshme.

70 vjet pas Holkaustit, Merkel mesa duket konsideron pacifizmin më të rëndësishëm sesa fëmijët e vrarë me gaz. Në emër të një vlere kryelartë, ajo mund të vazhdojë të fshehë kokën në rërë ndërsa një diktator i çmendur masakron qytetarët e tij – gjithçka për të shmangur derdhjen e gabuar të gjakut të panevojshëm dhe për t’i ndotur duart në baltën e Lindjes së Mesme.

Duke bërë këtë, Merkel po e kthen kokën në një parim jo më pak të rëndësishëm – “përgjegjësia për të mbrojtur”, një ide e shtyrë nga ish presidenti gjerman Joachim Gauck.
Ky parim i qëndron idesë se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbrojë njerëzit e vendeve si Siria kundër mizorive të kryera nga qeveritë e tyre. Por një mbrojtje e tillë përmes ndërhyrjes ushtarake nuk është thjesht fizike. Gjithashtu mbron vlerat universale, për të cilat supozohej se Gjermania mbante standardet.

Merkel nuk është vetëm. Do të ishte shumë e vështirë të mobizilohet mbështetje në parlamentin gjerman për ndërhyrje ushtarake në konflikte jashtë vendit dhe sidomos për koalicionin e sapolindur kundër Sirisë.
Përqark spektrit politik, denoncimet janë bërë edhe kundër një tjetër lideri, presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për të cilin termi gjerman është “kërcënimet e tij të papërgjegjshme” në Twitter kundër regjimit të Assad në Siri dhe aleatit të tij rus.

Disa vjet më parë ka pasur lajmëtarë të ndryshimit në këtë çështje të ndjeshme e komplekse në përfshirjen ushtarake të Gjermanisë në konfliktet jashtë vendit. Në një fjalim në parlament, Merkel ka thënë “politika e shtrëngimit” mund të ndryshojë dhe parimet udhëheqëse mund të jenë tani “përgjegjësi kundrejt Europës dhe botës.”
Por kushdo që pret të shohë pilotët gjermanë të bombardojnë Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme ishte zhgënjyes. Në këndvështrimin e Merkel, përfshirja e rritur gjermane nuk do të thotë patjetër përfshirje ushtarake.
“Kjo nuk është çështje e shkallës së përfshirjes ushtarake, është çështje e ushtrimit të ndikimit diplomatik nga një shtet kyç si Gjermania”, ka thënë ajo. “Kurrë nuk ka vetëm një zgjidhje. Nuk ka konflikt në botë që mund të zgjidhet ekskluzivisht me mjete ushtarake.”
Tani, e përballuar me një tjetër sulm kimik në Siri, çështja është ku të hiqet viza. A është ende me vend për Gjermaninë t’i qëndrojë politikës së saj të zgjidhjes së konflikteve ekskluzivisht përmes mjeteve diplomatike? A nuk ka ardhur koha që gjermanët të bëjnë një diskutim serioz e të vështirë rreth pozitës së tyre?
Katër vjet më parë, në hapjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih, atëherë presidenti Gauck u përpoq të sfidonte Gjermaninë në këtë çështje. Në fjalimin e tij, tha se Gjermania tani ishte e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë, ishte koha të konsideronte politikën e saj të jashtme dhe të mbrojtjes që ishte karakterizuar nga tërheqja dhe të përshtatet me sfidat e botës moderne. Ndonjëherë do të duhet të jetë e nevojshme të dërgojmë ushtarë, shtoi ai.
Po, Gjermania ka dërguar ushtarë në disa vende rreth botës, por të paktën zyrtarisht, ata nuk kanë qenë atje për të luftuar por për detyra ndihmëse që tingëllojnë më mirë në veshët e gjermanëve si “ruajtje e paqes” apo “ndihmë logjistike.”
Kështu, edhe kur Perëndimi u përpoq të mobilizonte një koalicion të gjerë kundër Shtetit Islamik më 2015 –ën, pas sulmeve terroriste në Paris, Gjermania u mjaftua me dërgimin e avionëve furnizues dhe spiunazhi për të ndihmuar-por të mos merrte pjesë në të – sulmet ajrore nga vendet e tjerë kundër trageteve terroriste në Siri. Kjo mund të shihet si cinizëm dhe ikje nga përgjegjësia.
Sërish, kjo politikë nuk është e re. Qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania adoptoi kushtetutë pacifiste, përgjithësisht ka shmangur ndërhyrjen ushtarake në konfliktet jashtë vendit. Kjo politikë ka fituar mbështetje të gjerë nga populli gjerman dhe ende ka. Dhe për brezat e para paslufte, është e kuptueshme dhe e justifikueshme. Ata kanë të gjithë arsyet të jenë dyshues për shtetin gjerman dhe ët mos kenë besim në përdorimin e forcës ushtarake.
Kështu, Gjermania nuk dërgoi trupa në Irak dhe abstenoi në votimin në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që miratoi sulmet ajrore në Libi, më 2011-ën. Përjashtimi ishte Afganistani, ku mijëra ushtarë gjermanë u vendosën njëherë.
Por ndërsa mizoritë e Luftës së Dytë Botërore qëndrojnë në të shkuarën, parimi pacifist që qëndron në këto vendime ndonjëherë është bërë justifikim që disa gjermanë e kanë përdorur për të justifikuar përtacinë dhe izolimin.
Gauck u përpoq t’u shpjegonte gjermanëve se ishte koha për të ndryshuar. “Kur mjeti i fundit të vihet në diskutim, Gjermania nuk duhet të thotë jo në parim”, ka thënë ai, duke iu referuar ushtrisë gjermane. “Në mjetin më të fundit, mjetet ushtarake mund të përdoren, pas një konsiderate të kujdesshme dhe peshim të pasojave.”
Pas sulmit kimik në Siri, Gjermania duhet të studiojë lutjen e guximshme morale të Gauck-ut se ata “nuk refuzojnë thjesht të ndihmojnë të tjerët kur dhunimet e të drejtave njerëzore shumëfishohen dhe përfundojnë në gjenocid, krime lufte, spastrim etnike apo krime ndaj njerëzimit.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme