Revolta popullore për largimin e qeverisë, transmetuesi publik italian, Rai, në programi kryesor informativ TG1 i ka kushtuar rëndësi qëndrimit të Dua Lipës, në mbështetje të protestave në Tiranë.
“Dua Lipa qëndron në krah të flamingove. Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka mbështetur protestat që kanë tronditur Shqipërinë prej javësh kundër ndërtimit të një resorti në një vend të mbrojtur natyror”, thekson Rai.
Ndërkohë në videon e shpërndarë nga media italiane dëgjohet këngëtarja me origjinë shqiptare që shprehet: “… E gjej kaq frymëzuese të shohësh se sa shumë njerëz interesohen vërtet…”.
“Forcimi i protestave të dhjetëra mijëra shqiptarëve ka gjetur mbështetjen e një prej mbretëreshave të popit ndërkombëtar: Dua Lipa, një londineze, por vajzë e prindërve shqiptarë të Kosovës. Është dita e 45-të e mobilizimit në vendin e shqiponjave. Nën kritika është projekti për mega-resortin luksoz të projektuar nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan. Për gjashtë javë, rrugët dhe sheshet janë ngjyrosur nga një lumë siluetash rozë. Është i ashtuquajturi revolucion i flamingove, shpendëve simbolike të Ishullit të Sazanit, një zonë e mbrojtur ku do të ndërtohet objekti, i mbështetur nga një investim prej mbi 4.5 miliardë dollarësh. Bregu i Zvërnecit, përballë Sazanit, është gjithashtu i përfshirë në projekt, ku fitili i protestës u ndez me mbërritjen e buldozerëve. Në shënjestër të protestuesve janë Kryeministri Edi Rama dhe modifikimi i legjislacionit të rreptë mjedisor, i vulosur nga Parlamenti në fund të vitit 2024”, shprehet Rai.
The post Media publike italiane, Rai: Dua Lipa qëndron në krah të flamingove. Shqiptarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



