Gazeta e Beogradit “veçernje novosit”, në ballinën e vet të sotme ka shkrimin kushtuar qëndrimit të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit, transmeton Koha.net.
Shkrimi shfaq habinë se si KFOR-i dhe misioni i KB-së e kanë përkrahur e ndihmuar, siç e quan gazeta, hyrjen e befasishme të Thaçit në Ujman.
Sipas këtij shkrimi, gjatë operacionit të ROSU – s që ishte në sigurim e përcjellje të Thaçit, tre dronë dhe një helikopter të KFOR-it gjatë gjithë kohës kishin fluturuar sipër kolonës.
Në përcjellje të Thaçit ka qenë edhe një automjet i Kombeve të Bashkuara.
“Gjatë desantit të njësisë ROSU në Ujman, sipër qiellit të Kosovës kanë qenë tri fluturake pa pilot, njëri nga të cilat drejtpërdrejt e mbulonte veriun, prandaj Beogradi përjashton mundësinë që KFOR-i të mos e ketë ditur për operacionin çmendurak të Hashim Thaçit”, shkruan gazeta.
Sipas saj, në përcjellje të Thaçit ka qenë madje dhe një automjet i Kombeve të Bashkuara, gjë që, siç konstaton gazeta, e zgjon dyshimin në pohimin e forcave ndërkombëtare se nuk kanë qenë të njoftuar për vizitën.
Në shkrim shtohet se misionet ndërkombëtare në Kosovë e kanë detyrim që për lëvizjet e ngjashme në veri të Ibrit të informohen menjëherë zyrtarët e Beogradit, transmeton Koha.net.
Shtohet se derisa “specialët e Thaçit demonstronin me pushkë të gjata të gatshëm për zjarr po keqtrajtonin serbët në Qendrën për zhvillimin e sportit dhe të ekologjisë, ata vëzhgoheshin nga ekuipazhi i helikopterit që qëndronte sipër, ashtu që bien në ujë pohimet se nuk është ditur për këtë vizitë me të cilën, theksohet, “janë shkelur të gjitha marrëveshjet në fuqi garantues i të cilave janë NATO dhe Bashkimi Evropian.
“Pos kësaj, specialët nga Prishtina detajisht e kanë vëzhguar terrenin dy orë e gjysmë para se Thaçi të vinte në Ujman. Në rajonin ishin vendosur 12 snajperë, e në rajonin përreth hidrocentralit , të armatosur deri në dhëmbë, kanë qenë 100 policë. Ashtu që janë qesharake rrëfimet se nga KFOR-i se nuk është ditur se çfarë po ndodhë në Zubin Potok”, ka thënë për “novosti” një bashkëbisedues nga struktura serbe të sigurisë.