Media serbe: Në aksionin e ROSU-së 20 të lënduar në protestë në Shtërpcë

Rreth njëzet vendës të Shtërpcës janë lënduar sot pasi që pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ROSU, me përdorimin e shkopinjëve e gazit lotsjellës i kanë penguar që t’i ndalojnë punimet në ndërtimin e një mini-hidrocentrali në atë komunë.

Televizioni shtetëror serb RTS ka bërë të ditur se policia e Kosovës ka intervenuar pasi që një grup qytetarësh kanë tentuar ta ndalojnë eskavatorin i cili është nisur kah Lumi.

Në vazhdim e sipër është protesta e qetë në atë vend, ndërsa pos pjesëtarëve të ROSU-s është edhe policia lokale, transmeton “Danas”.

“Danas” përkujton se dje, pa incidente, vendësit e Shtëprcës ia kanë dalë ta kthejnë eskapavtorin, i cili është nisur drejt vendit të ndërtimit.

Rreth ngjarjeve të sotme, ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën (serbe), e cila kërkon që Serbëve në Kosovë t’u lejohet e drejta për shpehjen publike paqësore të pakënaqësisë dhe të pengojnë aksionet e dhunshme të policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme