Media serbe: Shqiptarët po gënjejnë, serbët nuk po bëhen pjesë e FSK’së

Gazeta serbe, Vecernje Novosti ka ‘hulmutuar’ situatën rreth aplikimit të të rinjve serbë për t’u bërë pjesë e FSK’së, në mënyrë që ta demantojnë kryeministrin Ramush Haradinaj, për pohimet e tij se ‘shumë serbë po bëhen pjesë e FSK’së.

Novosti i referohet këtij postimi në Facebook të kryeministrit për të thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, shkroi Haradinaj në FB ditë më parë.

Mirëpo, kryetari i Novobërdes, Svetislav Ivanoviq, thotë se ‘më i madh është numri i atyre që kanë dhënë dorëheqje nga të qenit pjesëtar i FSK’së. Ai i ka thënë gazetës se ‘nuk është e vërtetë që po rritet numri i të rinjve serbë që po bëhen pjesë e FSK’së”.

“Këto janë gënjeshtra dhe kanë të bëjnë me gjendjen e rëndë ekonomike të atyre të rinjve”, thotë ai për Novostin.

Sipas Igor Simiqit të Listës Serbe, vetëm një përqindje prej 0.1 janë pjesë e aplikantëve të të rinjve serbë për FSK.

“Fakti që dikush nga Prishtina po përdorë gjendjen e rëndë e të varfër të disa individëve nuk e krijoj iluzionin e funksionimit të demokracisë dhe multietnicitetit, ashtu si Haradinaj dhe disa të tjerë duan ta paraqesin situatën”, ka thënë Simiq, përcjell Periskopi.

Ministri i mbrojtjes në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin, ka thënë se ‘serbët në Kosovë janë në presion të vazhdueshëm të bëhen pjesë e të ashtuquajturave institucione të Kosovës”.

“Është një ide shumë e mirë që të imagjinojmë disa serbë që marshojnë nën flamurin e UÇK’së dhe që parakalojnë para varreve të terroristëve”, thotë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme