Dënimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg, për lëndën e PSP-së, “Tanku”, shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare me emër, si “Washington Post”, “BBC”, e Deutsche Welle”, apo edhe “Reuters”.
“Washington Post” shkruan se gjykata vendosi që Gruevski, si kryeministër në periudhën 2006-2016, ka ndikuar ndaj personave zyrtar në blerjen e një mercedesi me vlerë prej rreth 600 mijë euro.
Gazeta thotë se Gruevski kishte mohuar çfarëdo lloj pune joligjore.