Për pushimet e shtrenjta të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, së bashku me familjen e tij ka shkruar edhe portali zviceran blick.ch.
Ky portal përveç se kujton momentin kur Haradinaj ia dyfishoi pagën vetës, tash thonë se pushimet e kryeministrit janë një lajm i keq për popullin.
“Ramush Haradinaj (49) është kryeministër i Kosovës që nga shtatori 2017. Si veprim të parë ai ia dyfishoi pagën vetës. Tani ai dhe familja e tij shkuan në pushime në Shën Moritz – kjo një gjë që është e keqe për popullsinë”, e nis lajmin ky portal, teksa flet për shefin e qeverisë kosovare.
“Kjo është një gjë e keqe për shumë qytetarë në Kosovë. “Ky i ashtuquajtur kryeministër ishte dje djali i fermerit dhe sot pushon në një nga hotelet më të shtrenjta në Zvicër”, citon blick.ch, një qytetar të zemëruar në Facebook .
Sa të shtrenjta ishin këto pushime në të vërtetë, është e paqartë. Por blick duke e cituar Insajderin thotë se Haradinaj dhe familja e tij kanë kaluar koston prej 80.000 franga.
Blick.ch thotë se Kreu i qeverisë kosovare megjithatë u mundua të bëjë përpjekje që të arsttoj pushimin duke thënë se atë e realizoi me paratë e tija dhe jo nga shteti.
“Nuk është hera e parë që Ramush Haradinajt i është dashur të përgjigjet për pagën e tij. Si arsye për dyfishimin e pagës së tij nga 1700 në 3500 franga në muaj, 49-vjeçari kishte deklaruar se ai duhej të përballonte veshjet e duhura. “Duhet të kem një kravatë, një këmishë”, e citon ky portal Haradinajn.
Sa për kujtesë: Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Shkalla e papunësisë është rreth 30 për qind