Në vitin 2015 Shefi i Kabinitetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, kishte marrë pjesë në një emisioni bashkë me kreun e LR – PDSH-së, Ziadin Selën.
Për një momente Grubi i kishte thënë Selës se atë e ndjen si kuadër i BDI-së, dhe se BDI kishte kontribuar në zgjedhjen e tij për kryetar komune, kështu dëshironte ta shihte të suksesshëm në politikë atë. Megjithatë, aso kohe kjo mund të jetë dukur si diçka jo e natyrshme.
Por, kohëve të fundit “dashuria e BDI-së” ndaj Selës, të cilën e kishte shpalosur në emisionin “Rruga Drejt” Grubi, tashmë ka filluar të del në sipërfaqe, me tryezat e përbashkëta të Aleancës për BDI, si dhe tentimet e vazhdueshme të përbashkëta të BDI-së dhe Aleancës për pjesëmarrje në një Qeveri me LSDM./Gazeta Lajm