Mediat amerikane: Bregdeti i Adriatikut duket si ferr në tokë (Video/Foto)

Lajmi i zjarreve të tmerrshme në bregdetin e Adriatikut ka shkuar edhe në Amerikë, në mënyrë specifike për të “Washington Post”, ka shkruar në lidhje me situatën emergjente në Mal të Zi dhe Kroaci.

Gazeta amerikane është përqendruar kryesisht në zjarret në afërsi të Splitit dhe Malit të Zi, duke theksuar se “destinacionet piktoreske tani duken si ferr në tokë”.

Raporti i “Washington Post” thekson se situata në Kroaci është duke u përmirësuar, por se në Malin e Zi zjarri ende po shkrumbon çdo gjë që i del përpara, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-së për të mbrojtur civilët dhe për të shuar zjarret.

Për gjendjen kaotike përgjatë Adriatikut kanë shkruar edhe mediat e tjera amerikane si BBC, CNN, Reuters e të, World Neës e të tjera.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme