Mediat amerikane japin detajet e hetimit për vdekjen e Florind Belliut dhe Ornela Shehit

Të tjera detaje janë bërë publike nga mediat amerikane, në lidhje me vdekjen e aktorit shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi, të cilët u hodhën nga kati i 6 i banesës ku jetonin.

New York Post shkruan se po hetohet nëse para aktit çifti ishte konfliktuar me njëri-tjetrin gjatë një momenti tensioni.

 “Kishte shenja në apartament që tregonin se nuk ishte e gjitha harmoni, pasi ata nuk vendosën thjesht të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin”, tha një burim për The Post, duke mos dhënë më shumë detaje për “shenjat” e supozuara.

Ndërkohë nuk ka një shënim vetëvrasjeje që mund të jetë lënë nga viktimat, tha burimi për The Post.

Autoritetet gjithashtu janë duke pritur për rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse Ornela Shehi ka pësuar ndonjë lëndim që nuk tregon për një rënie.

Deri tani mjekësia ligjore e qytetit nuk ka marrë një vendim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Ornela Shehit dhe as të Florind Belliut.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur 28-vjecarja bie e para nga kati i gjashtë i ndërtesës. Pas saj bie edhe 35-vjeçari Belliu.

Çifti u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë dhe autoritetet nuk morën kurrë raporte për dhunë në familje në lidhje me çiftin, sipas burimeve policore./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme