Mediat franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur 1/3 e popullatës tashmë e ka në BE?

Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t’u bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së. Vendi po përpiqet të përmbushë pritshmëritë e Brukselit duke rritur reformat. Por, të lodhur nga pritja, shumë shqiptarë tashmë janë larguar nga vendi, ata sot gjenden ne vendet e BE-së Në Shqipëri “një e treta e popullsisë është tashmë në Bashkimin Europian” (En Albanie, « un tiers de la population est déjà dans l’Union européenne ») ka shjkruar sot gazeta e njohur fracneze  La-Croix, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kriza ekonomike dhe në Shqipëri, mes eksodit të azilkërkuesve dhe heshtjes së politikanëve. Mafia po zbraz vendin nga shqiptaret dhe po mbush me të huaj…

Viteve te fundit mediat ndërkombëtare raportojne vazhdimisht për temën e emigracionit, veçanërisht për azilkërkuesit që i drejtohen Gjermanisë, vendi më i prekur deri më tani me 450,000 aplikime.

Prej disa muajsh logoja e “Kolegjit të Europës” është ekspozuar brenda piramidës së Tiranës, dikur muze i diktatorit komunist Enver Hoxha, sot simbol i transformimit të Shqipërisë. Institucioni evropian i arsimit të lartë i themeluar në vitin 1949 po përgatitet të hapë kampusin e tretë në kryeqytetin shqiptar, pas atyre në Bruges në Belgjikë dhe Natolin në Poloni.

Kurse sipas nje media te BE-së Euractiv.com, mbi 1.4 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre gjate dy decenieve te fundit, ku mbi 700,000 janë larguar vetem në dekadën e fundit. Gjatë verës dhe vjeshtës, numri i shqiptarëve që kalonin Kanalin drejt Britanisë së Madhe me varka dhe më pas kërkonin azil u rrit, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga qeveria britanike.

Image

Shqipëria: si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i Perëndimit (Albanie : comment l’autocrate Edi Rama est devenu le meilleur allié des Occidentaux) pyet ne fund gazeta tjeter franceze mediapart.fr, citon Le Canton27.ch

Shqiptaret ikin nga Shqiperia masovikisht, me shume se vendet që janë në luftë..Ja faktoret e demografise në rënie: Demoralizimi dhe frika e femrave shqiptare për të lindur fëmije nga kriza ekonomike, krimi organizuar, droga, korrupsioni, eksodi, prostitucononi…

Pasi arriti një kulm prej 3,286,542 banorësh në vitin 1990, ky numër filloi një rënie relativisht të vazhdueshme. Në 30 vjet, nga viti 1990 deri në vitin 2020, numri i përgjithshëm i banorëve është ulur me gati gjysmë milioni njerëz. Me 2,829,741 banorë, Shqipëria është “një nga vendet më pak të populluara në botë”, shrkuan « Perspective Monde »

Image

Kjo rënie demografike mund të shpjegohet veçanërisht nga lindshmëria e cila është në rënie. Për më tepër, viti 2017 ishte viti me numrin më të ulët të lindjeve në 90 vitet e fundit. Kështu, e kombinuar me një shkallë vdekshmërie e cila ka mbetur e qëndrueshme, niveli i ulët i lindjeve ka bërë që Shqipëria të renditet si vendi i 53-të me popullsinë më të plakur.

Pavarësisht kësaj, migrimi është fenomeni që kontribuon më shumë në rënien e numrit të banorëve në Shqipëri. Nga viti 1990 deri në vitin 2001, popullsia u ul kryesisht për shkak të emigrimit masiv: raporti i individëve që u larguan nga Shqipëria ishte dukshëm më i lartë se ai i atyre që vendosën të vendoseshin atje.

Në vitin 2020, rreth një milion njerëz nga Shqipëria jetojnë gjetkë në botë. Këta emigrantë marrin kryesisht rrugën drejt Italisë dhe Greqisë, vendet fqinje. Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe Amerika e Veriut përfaqësojnë gjithashtu tokat pritëse për shumë shqiptarë.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme