Mediat greke në sulm, Rama kukull e Erdoganit

Mediat greke vijojnë “sulmet” ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së tij se “Himara është shqiptare” dhe “Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve”.

Gazeta “Thepressroom.gr” e cilëson kryeministrin shqiptar si kukull politike të presidentit të Turqisë, Erdogan në Ballkan.

“Autoritetet shqiptare provokuan duke shkatërruar shtëpitë që u përkasin grekëve në Himarë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë e përshkallëzoi provokimin me një postim në Facebook, si përgjigje e një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke. Edi Rama, i cili është një kukull politike e Rexhep Erdoganit, në Ballkan dhe Shqipëri, pohon se “Himara është shqiptare” dhe se “Akropoli mbijetoi në sajë të një shqiptari!”, shkruan gazeta greke, transmeton Shqiptarja.

Një ditë më parë disa portale greke komentuan duke vlerësuar “Ramën si mosnjohës të historisë”, ndërsa disa të tjera janë shprehur se “kryeministri shqiptar po i hedh benzinë zjarrit”.

Ky është statusi i Ramës për Akropolin:

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.
Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina?? diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara??përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme