Mediat në Kosovë i kanë bërë jehonë lajmit se kryeministri Edi Rama vendosi të dërgojë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin, e cila ishte shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
“Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së saj, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë e AKI-së në 28 shkurt 2019, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për t’u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani,” shkruan gazeta Nacionale.
“Vendimi për shkarkim e obligon zonjën Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, zonja Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale”, thuhej në njoftim.
Ndërkohë sot, Rama publikoi një foto pas prezantimit të Hysenit. “Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës. Urime”, shkruan Rama.
© SYRI.net