Mediat pro qeveritare paralajmërojnë formimin e Qeverisë LSDM – BDI – Aleanca për Shqiptarët.
Sipas tyre, para nënshkrimit të marrëveshjes qeverisëse do të mbahet mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kryetari i parlamentit të Maqedonisë që, sipas tyre, do të jetë shqiptar.
Nëse këto burime rezultojnë të vërteta, mbetet të shihet se cili prej liderëve shqiptarë do të ulet në ulësen e kryeparlamentarit./Sakte.net