Mediat ruse: Maqedonia anëtarësohet vitin e ardhshëm në NATO?

Aleanca e Atlantikut të Veriut planifikon që në pranverën e vitit 2018 ta marrë nën gjirin e saj edhe Maqedoninë.

Gazeta ruse Sputnik duke u thirrur në burime të veta thekson se kjo do të bëhet pas negociatave ndërmjet Shkupit zyrtar dhe NATO-s, transmeton lajmi.net

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka në plan që në korrik ta vizitojë Shkupin dhe të nis bisedimet për këtë anëtarësim. Qëllimi i NATO-s është që në vitin 2018 Maqedonia të anëtarësohet në këtë organizatë”, citohet të ketë thënë burimi i Sputnik.

Sipas këtyre burimeve ky proces po përkrahet shumë edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i ri maqedonas, Zoran Zaev ditë më parë ka thënë se Maqedoni është gati që të hyjë në NATO, pasi së fundi në këtë organizatë u bashkua edhe Mali i Zi. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme