Mediat ruse: Vuçiq fitoi por kjo nuk do të thotë politikë proruse

I preferuari i Moskës, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar tashmë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, shkruan e përditshmja e Moskës, Kommersant.

Megjithatë, siç thonë gazeta, kjo nuk do të thotë se politika e Beogradit me një president të ri do të jetë proruse.

 

E përditshmja vlerëson se mbështetja e Kremlinit me të vërtetë e ka ndihmuar Vuçiq-in që të fitojë në raundin e parë dhe të shmangë raundin e dytë. “Por, duke i ofruar shërbimin, Moska duket qartë që pret se presidenti i ri do të përgjigjet me kundërshpërblim”, shkruan Kommersant, raporton agjensia Beta.

Plane të ngjashme, Rusia ka ndërtuar një vit më parë në raport me qeverinë e Vuçiq-it, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare. Pastaj, në kohën e vizitës së tij në Moskë, presidenti Vladimir Putin tha se shpreson që në qeverinë e re një vend meritor do t’a marrin njerëzit të cilët i kushtojnë vëmendje serioze marrëdhënieve mes Rusisë dhe Serbisë, shkruan gazeta, duke shtuar se ministrat prorusë në qeverinë serbe ende nuk po duken.

“Presidenti i ri i Serbisë deri në fund do t’i përmbahet frazës së tij të preferuar – ‘Perëndimi dhe Rusia’”.

Sipas gazetës, në zgjedhjet aktuale për Vuçiq-in ishte e rëndësishme që të fitojë në raundin e parë me çdo kusht.

Prandaj, ka mundur që për çdo premtim në takimin e fundit në Kremlin nuk do të jetë në gjendje që t’i marrë parasyshtë gjitha dëshirat kryesore të Moskës. Për këtë ai duhet që të sakrifikojë formulën e politikës së jashtme; “Perëndimi dhe Rusisa”, shkruan “Kommersant”.

Ditorja moskovite thotë se Vuçiq-i si objektiv të tij kryesor deklaron integrimin e shpejtë të Serbisë në BE, por vuri në dukje se për shkak të kësaj duhet pershtatur politikën e saj të jashtme, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë. “Vështirë që Moska do t’a pranojë këtë në heshtje”, shtoi Kommersant.

“Kommersant” shkruan se në kohën e Vuçiq-it, Serbia ka arritur nivelin më të lartë të bashkëpunimit me vendet që nuk janë anëtare të Aleancës dhe se Moska “nuk e fsheh nervozën e saj në lidhje me këtë”.

Gazeta thekson më tej se Beogradi kundërshton dhënien e statusit diplomatik për qendrën humanitare në Nish për shkak të qëndrimit të Perëndimit, dhe se qëndrimi ndaj Ukrainës është i ndryshëm nga pozita e Rusisë.

Gazeta shkruan se, pavarësisht deklaratave zyrtare të të dyja palëve, presidenti i ri serb duket se shikon ndryshe në çështjet e Ballkanit: mbi pranimin e Malit të Zi në NATO dhe në hapat radikal të Republikës Serbe.

“Moska do të donte që Beogradi për këto çështje realisht të mbështesë pikëpamjet e saj”, thotë “Kommersant”.

Sipas vlerësimit të së përditshmes ruse, Vuçiq-i nuk mund të eliminojë dallimet që ekzistojnë në lidhje me qëndrimin e Moskës dhe “vështirë që këtë edhe e dëshiron”.

“Në këtë rast ai duhet që të rrezikojë marrëdhëniet me Perëndimin, jo vetëm nga ëndërra e bashkimit me BE-në, por edhe mbështetjen e tij financiare, e cila tejkalon atë ruse. Dhe pastaj, për të fituar si me 2 prill, do të duhet të harrojë”, shkruan ditorja ruse.

“Kommersant”, konkludon se Vuçiq-i deri në fund do të mbajë formulën e tij të preferuar dhe të përpiqet që për çdo hap drejt Rusisë t’a kompensojë me hapa analogë drejt Perëndimit.

“Kjo do të zgjasë derisa atyre nuk u mërzitet”, përfundon “Kommersant”./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme