Mediat serbe e “gjejnë” pallatin luksoz në bregdet ku po i kalon Hashim Thaçi pushimet

“Një plazhë e e tërë” veç për Hashim Thaçin, kështu shkruan gazeta beogradase „Blic“ duke njoftuar se Presidenti i Kosovës është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një palatë ultraluksoz.

Nuk dihet nëse vërtetë Hashim Thaçi ka qenë ose ndodhet për pushime në Bodrum, një vend i preferuar edhe nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pasi ai zakonisht nuk bën njoftime për se ku i kalon pushimet verore.

Përjashtim bëjnë rastet vetëm kur ndodhet në bregdetin shqiptar, kur bën ndonjë postim të rrallë për të treguar se përzgjedhja e tij është patriotike.

Sido që të jetë, medium serb që është nën kontrollin e Vuçiq shkruan se përderisa në Kosovë po kërkohet data e zgjedhjeve dhe po bëhen përpjekje për tejaklimin e krizës politike, Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro.

Blic ka publikuar edhe pamjet ku sipas tyre Hashim Thaçi është duke u relaksuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme