Mediat serbe: Në Bruksel shkojnë edhe Thaçi e Nikoliqi

Në Bruksel do të vazhdojë të mërkurën dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë, është konfirmuar për Tanjug nga kabineti i Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryeministri Vuçiq dhe Presidenti Nikoliq, ndërsa nga Kosova shkon, sipas Tanjug-ut, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, raporton B92.

Në një njoftim të BE-së që është publikar gjatë fudjavës, ftesat u janë dërguar vetëm kryeministrave jo edhe presidentëve.

Dialogu i mëparshëm në mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt në Bruksel javën e kaluar në nivelin më të lartë.

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së si dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar kryeministrat Mustafa dhe Vuçiq më 1 shkurt për një raund tjetër të dialogut në nivel të lartë politik, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme