Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe lotuesi i dëshmuar i shqiptarëve William Walker ka deklaruar se nuk ka parë fakte kundër liderit të UÇK-së kriminale dhe Hashim Thaçit e tjerëve, ndërkohë që përsëriti se ishte dëshmitar i ngjarjes në Reçak në janar 19999 dhe ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të vendoset Tribunali për hetimin e gjeneralëve dhe ministrave në qeverinë e Millosheviqit, shkruan “Infomer” transmeton “Bota Sot”.
“Në Hagë në Holandë , 21 vite më vonë nuk gjykohen kriminelët serb që kryen krime në Reçak dhe në shumë vend tjera në Kosovë e para Gjykatës janë ish-udhëheqësit e UÇK-së” tha Voker për portalin “Kosovo-online”.
Walker thekson se shumë njerëz nga Beogradi dhe qeveria e Slobodan Millosheviqit kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe janë sjell brutalisht.
“Shpesh e përmend se presidenti i Serbisë Vuçiq ishte anëtar i qeverisë së Millosheviqit dhe jam i sigurt se ishte i vetëdijshëm se çka po ndodhë në Kosovë” tha Walker.
Duke fol lidhur me gjykimin e liderëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, Walker ka thënë se nuk ka parë asnjë fakt që i implikon ata në krime të luftës.
“Nuk kam parë asnjë fakt nga Gjykata. Ata janë të obliguara që të prezantojnë fakte, ashtu që të shihet a mund të dëshmohet fajësia. Nuk kam komente rreth rezultatit, sepse nuk kam dëgjuar as parë argumente” nënvizoi ai.
Walker sipas “informer” mbahet mend për ngjarjen në Reçak të Kosovës, kur ka theksuar se forcat serbe kanë masakruar dhjetëra shqiptar civil, gjë që ka përshpejtuar agresionin e NATO-së në SRJ.