Mediat serbe: Shqiptari më i pasur paguan lirinë e Ramush Haradinajt

Gazeta beogradase “Blic”, në numrin e saj të sotëm, të 12 janarit, në ballinë, shkruan se “Shqiptari më i pasur paguan lirinë e Haradinajt”.

Media bënë të ditur se biznesmeni i Kosovës, ish presidenti Behgjet Pacolli, nuk është duke i kursyer paratë për lirimin e Ramush Haradinajt. Gjithashtu, sipas kësaj gazete, ai, lobon me grupe të caktuara në Francë për të bërë presion te politikanët dhe mediet në favor të fushatës për lirimin e Haradinajt.

Këto konstatime media serbe i mbështet në deklaratat e zotit Pacolli të shprehura në rrjetin e tij social, pastaj gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe zhgënjimin e tij, që Parlamenti i Kosovës, nuk nxori një Rezolutë për lirimin e Haradinajt, përcjellë “Bota sot”.

Sipas mediave serbe zoti Pacolli është i bindur se “Franca është duke punuar në lirimin e Ramushit”.

Po e njëjta gazetë, para disa jave, në seri lansoi aferën Haradinaj dhe grupit të tij, kinse në bashkëpunim me nëntokën e Beogradit, bënë kontrabandë me armë. E gjithë kjo zhurmëri propagandistike bëhej për të legjitimuar qarqe të ndryshme ndërkombëtare për kinse veprimtarinë e rrezikshme të zotit Haradinaj para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Vlen të ceket se Haradinaj u arrestua javën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, në bazë të urdhër-arrestit nga Serbia, me akuzën për  krime lufte kundër popullatës civile të Zonës së Dukagjinit, në periudhën prej viteve 1998 – 1999, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme