Mediat serbe tallen me Vucicin, avion në vend të trenit me ikona

Mediat në Serbi po tallen me veprimin e autoriteteve të vendit të tyre, të cilat kishin nisur për në Mitrovicën e Veriut një tren të vizatuar me ikona fetare dhe me mbishkrime nacionaliste serbe.

Tash kur është hedhur edhe ideja për lansimin e një linje të trafikut ajror nga Prishtina për në Beograd, portali satirik serb njuz.net ka raportuar përmes një fotografie të montuar se si do të duket enterieri i aeroplanit që do të fluturojë në këtë linjë.

Fotografi paraqet një aeroplan të dekoruar me afreska dhe ikona fetare, të ngjashme me ato me të cilat ishte vizatuar edhe treni që ishte ndalur në stacionin e Rashkës.

“Ekskluzive: Fotografia e parë e avionit në linjën Beograd-Prishtinë”, shkruan portali satirik serb njuz.net të enjten. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme